Rusia kryen sulme të reja me dronë dhe raketa ndaj civilëve në Ukrainë

Rusia kryen sulme të reja me dronë dhe raketa ndaj civilëve në Ukrainë

14:41, 23/10/2023
A+ Aa A-

Rusia ka kryer sulme me dronë dhe raketa ndaj disa zonave civile në Ukrainë, duke shkaktuar viktima në civilë dhe dëme në infrastrukturë, njoftoi Ushtria e Ukrainës më 23 tetor.

Tetë zona civile në rajonet e Donjeckut, Hersonit, Berislavit, Sumit dhe Odesës u sulmuan në serinë më të fundit të sulmeve ruse me dronë dhe raketa, sipas Ministrisë së Brendshme të Ukrainës. 

Në Donjeck, një ndërtesë u godit dhe mori flakë si pasojë, tha ministri i Brendshëm Ihor Klymenko në Telegram, pa dhënë hollësi për të dhe vendndodhjen e saj. Zjarri u shua nga zjarrfikësit, shtoi ai.

Ai theksoi se në Herson dhe Berislav, fshatrat Tiaginka, Pridniprovske dhe Mikilske, u goditën nga 14 raketa, ku u plagos një person.

Ndërkohë, Forcat Mbrojtëse Jugore të Ukrainës raportuan se nëntë dronë rusë, që tentuan ta sulmojnë infrastrukturën në portin e Odesës në Detin e Zi, u rrëzuan mëngjesin e 23 tetorit.

Copëzat e njërit prej dronëve të rrëzuar e dëmtuan një depo dhe shkaktuan zjarr, i cili u shua shpejt, tha ushtria, duke shtuar se nuk u raportua për viktima./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco