Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Borrell: Ndihmat humanitare duhet të hyjnë sa më shpejt në Gaza

Borrell: Ndihmat humanitare duhet të hyjnë sa më shpejt në Gaza

12:24, 23/10/2023
A+ Aa A-

Kryediplomati i Bashkimit Evropian ka bërë thirrje për “më shumë” furnizime thelbësore, për të hyrë “më shpejt” në Gaza, pasi bllokada e Izraelit dhe bombardimet e pamëshirshme janë shndërruar në një krizë shkatërruese humanitare.

“Ministrat e shteteve anëtare do të diskutojnë një “pauzë humanitare” të mundshme për të lehtësuar dërgimin e ndihmave në enklavën palestineze në një takim për çështjet e jashtme të hënën, u tha gazetarëve, Josep Borrell, shkruan CNN.

“Gjëja më e rëndësishme është të bëjmë thirrje për mbështetje humanitare për të shkuar në Gaza. Ne, Bashkimi Evropian, kemi rritur mbështetjen tonë, por ka radhë dhe radhë kamionësh që presin të hyjnë. Ata duhet të hyjnë dhe duhet të sjellin gjëra që janë shumë të nevojshme,” shtoi Borrell.

Dy kolona kamionësh me ndihma që transportonin ndihma kaluan në Gaza gjatë fundjavës, sipas autoriteteve palestineze dhe egjiptiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco