OBSH i bën thirrje Izraelit të rishqyrtojë urdhrin e evakuimit

OBSH i bën thirrje Izraelit të rishqyrtojë urdhrin e evakuimit

07:41, 23/10/2023
A+ Aa A-

Izraeli ditë më parë urdhëroi të gjithë në veri të Gazës që të evakuojnë rajonin, përfshirë dhe ata në spitale.

Por kjo detyrë është "pothuajse e pamundur", thotë zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tarik Jasarević dhe organizata po i bën thirrje Izraelit që ta rishqyrtojë atë urdhër.

"Ka pacientë që janë atje që thjesht nuk mund të zhvendosen, shumë prej tyre janë në ventilatorë mekanikë, ka të porsalindur në inkubatorë, njerëz në kushte të paqëndrueshme dhe është shumë e vështirë t'i lëvizësh," tha ai për BBC.

“Ne po i bëjmë thirrje Izraelit që ta rishqyrtojë këtë urdhër”, tha ai.

Jašarević tha se katër kamionë me materiale kirurgjikale dhe traumatike, si dhe ilaçe për sëmundje kronike u sollën në Gaza përmes pikës kufitare Rafah kohët e fundit, "por kjo nuk mjafton".

Ai tha se kishte më shumë kamionë me furnizime gati për të shkuar në anën egjiptiane të kufirit, por nuk kishin garanci sigurie që furnizimet mund të silleshin në mënyrë të sigurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco