Protestat pro Palestinës, frikë në shkollat gjermane, merren masa: Ndalohen flamujt palestinezë dhe demonstrata

Protestat pro Palestinës, frikë në shkollat gjermane, merren masa: Ndalohen flamujt palestinezë dhe demonstrata

18:53, 20/10/2023
A+ Aa A-

Frika për protesta e rritja e frymës pro palestineze është edhe në shkollat e Gjermanisë. Gazeta gjermane “Bild” raporton se Berlini tani po merr masa të ashpra për të siguruar paqen në shkolla. Në një letër dërguar të gjitha shkollave nga Senatorja e Arsimit Katharina Günther-Wünsch, ndalohen mbajtja e shalleve palestineze që tani e tutje.

Në mjediset e shkollës ndalohen gjithashtu edhe ngjitëse me mbishkrime të tilla si "Palestina e lirë", hartat e Izraelit në ngjyrat e Palestinës, thirrjet si "Palestina e lirë" ose demonstata në mbështetje të Hamasit. Mësuesit do të lejohen të ndalojnë përdorimin e telefonave celularë ose t'i konfiskojnë përkohësisht nëse studentët i përdorin për të festuar triumfet e Hamasit.

Pas sulmit të Hamasit ka patur incidente të përsëritura. Sulmi me rrahje ndaj dy nxënësve nën një gjimnaz në Neukölln shkaktoi një bujë në mbarë vendin sepse një mësues donte tu merrte një flamur palestinez. Ministri i Kulturës, Christian Piewarz thekson se në shkolla nuk ka vend për urrejtje ndaj Izraelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco