Politikani izraelit: Do ta fitojmë këtë luftë, më pas Rusia do ta paguajë çmimin

Politikani izraelit: Do ta fitojmë këtë luftë, më pas Rusia do ta paguajë çmimin

17:13, 20/10/2023
A+ Aa A-

Politikani izraelit i ka dërguar një paralajmërim presidentit rus Vladimir Putin, rreth luftërave në Izrael dhe Ukrainë, shkruan Newsweek.

Amir Weitmann, shef i klubit të liberalëve në partinë izraelite Likud, është shfaqur në televizionin që financohet direkt nga Kremlini, Russia Today, duke folur për luftërat mes Izraelit dhe Hamasit si dhe për luftën e Rusisë me Ukrainën, transmeton Telegrafi.

Duke folur për ngjarjen më të fundit – pra bombardimit të spitali Al-Ahli në qytetin e Gazës, Weitmann ka kritikuar Rusinë duke thënë se “do ta përfundojmë këtë luftë, do të fitojmë sepse jemi më të fortë”.

“Pas kësaj Rusia do ta paguaj çmimin, më besoni që Rusia do ta paguaj çmimin”, tha Weitmann.

“Rusia mbështet armiqtë e Izraelit. Rusia mbështet nazistët që duan të kryejnë gjenocid mbi në dhe Rusia do ta paguajë çmimin”, tha Weitmann.

Reklama

“Do ta fitojmë këtë luftë. Pas kësaj, nuk do të harrojmë çfarë po bëni, nuk do të harrojmë, do të kthehemi dhe të sigurohemi që Ukraina të fitojë. Do të kujdesemi që të paguani çmimin për atë çfarë keni bërë ju si Rusi”, shtoi politikani izraelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco