Izraeli nuk do të marrë pjesë në samitin e paqes nesër në Kajro

Izraeli nuk do të marrë pjesë në samitin e paqes nesër në Kajro

15:44, 20/10/2023
A+ Aa A-

Izraeli nuk do të marrë pjesë në samitin e paqes që do të mbahet nesër, në Kajro. Të pranishëm do të jenë Kyriakos Mitsotakis, ndërsa u njoftua se do të marrin pjesë: Presidenti palestinez Mahmud Abbas, Presidenti i Qipros, Nikos Christodoulidis , i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Konstantinos Kobo, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni sipas deklaratave të burimeve qeveritare për ANSA dhe Reuters.

Ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna , sipas një burimi diplomatik francez, megjithatë Reuters, duke cituar burime diplomatike, thekson se ekziston ende mundësia që presidenti francez Emmanuel Macron të marrë pjesë në takim.

– Princi i Kurorës së Kuvajtit Sheikh Meshal al-Ahmad al-Sabah , sipas agjencisë kuvajtiane të lajmeve KUNA.

– Mbreti i Bahreinit Hamad bin Isa Al Khalifa , sipas agjencisë shtetërore të Bahreinit.

Ndërkohë do të jetë e pranishme edhe ministrja e Jashtme gjermane Analena Burbock, ndërsa sipas mediave gjermane pritet të marrin pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, presidenti i Egjiptit Abdel Fattah al-Sisi, mbreti i Jordanisë Abdullah, ndër të tjera do të marrë pjesë edhe Emiri i Katarit Hamad al Thani, Presidenti i Turqisë Taip Erdogan, Presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikën e jashtme Joseph Borrell dhe Sekretari i Shtetit i Britanisë James Cleverley.

Përveç kësaj, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se nuk ka informacion se kush mund të përfaqësojë Rusinë në këtë takim dhe ia referoi pyetjen Ministrisë së Jashtme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco