Kush është Andrea Giambruno, ish-partneri kontrovers i Giorgia Melonit?

Kush është Andrea Giambruno, ish-partneri kontrovers i Giorgia Melonit?

13:58, 20/10/2023
A+ Aa A-

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, publikoi sot një foto ku shpjegoi fundin e lidhjes së saj pas 10 vitesh së bashku me Andrea Giambruno. 

Në postimin e saj në Instagram ajo tha se “shtigjet tona janë ndarë prej kohësh dhe është koha ta shpallim”. 

Giambruno që është pro legalizimit të kanabisit është gazetar i rrjetit televiziv italian Mediaset ( i Berlusconit ) dhe ka një dobësi të madhe për vajzën e tyre të vetme, Ginevra.

Ishte dashuri me shikim te parë...

Fillimisht gazetari Andrea Giambruno donte të qëndronte në hije. Por kur Meloni mori postin e kryeministres të ekonomisë së tretë më të madhe të Eurozonës, të gjithë sytë ishin tek ai. 

Meloni dhe Giambruno u takuan për herë të parë në prapaskenat e një emisioni televiziv. Ai vetë nuk mund të harronte që Meloni e ngatërroi me asistenten e emisionit.

“ Aty takova njeriun e jetës sime. Ishte dashuri me shikim të parë”, ka pranuar Meloni.

'Nuk e di, kur sytë tanë u takuan për herë të parë u ndjeva çuditshëm. Që nga ai moment fillova të flirtoja me të ” është shprehur gazetari italian gjatë intervistave.

Po kush është ish-partnerit të Melonit

“Andrea është një baba fantastik, është shumë i përfshirë me vajzën e tij. Ai kalon një javë në Milano çdo muaj , por kur është këtu (në Romë) pothuajse gjithmonë punon në mbrëmje për të qenë gjatë gjithë kohës pranë fëmijës së tij. Ne plotësojmë njëri-tjetrin”, tha Meloni, në ditët e para kur mori postin e kryeministres në Itali.

Asokohe ajo kishte pranuar se i kërkonte shpesh mendimin për çështje të ndryshme, por deri në një pikë.

 “Kur jemi bashkë, përpiqem ta lë jashtë politikën, shkëputem. Nuk është e lehtë sepse edhe ai po i shikon të gjitha diskutimet. Diskutojmë gjëra të ndryshme por nuk ndajmë të njejtin mendin” është shprehur kryeministrja e ekstremit të djathtë të Italisë.

Megjithatë, ata që e njihnin mirë çiftin rezultuan profetë pasi kishin lënë të hapur mundësinë e ndarjes: “Ata tashmë ndihen kaq të kompletuar, por kush e di se çfarë do të ndodhë nesër… ?”. 

“Ndoshta do ta zyrtarizojnë lidhjen e tyre tani që Meloni ka marrë detyrën e kryeministres duke fituar titullin e gruas së parë që drejton Italinë, ndoshta jo...”

Pavarësisht mbështetjes së vazhdueshme për familjen tradicionale, çifti nuk vendosi kurrë kurorë dhe kanë një vajzë, Ginevra, e lindur në vitin 2016.

Ish-partneri i kryeministres italiane ka qenë gjithashtu disa herë në mes të komenteve kritike për deklaratat e tij. 

Ndër të tjera, ai u akuzua pas komenteve të tij për përdhunimin në grup në emisionin e tij televiziv.

"Nëse shkoni për të kërcyer, ju keni çdo të drejtë të deheni - nuk duhet të ketë keqkuptime dhe asnjë lloj problemi - por nëse shmangni dehjen mund të shmangni disa telashe" është shprehur ai në emisionin e tij me politikanët opozitarë të cilët dënuan menjëherë komentet e tij.

Por gazetari, karriera televizive e të cilit ka marrë hov që kur Meloni u bë kreu i koalicionit qeverisës të ekstremit të djathtë, u përgjigj se komentet e tij ishin nxjerrë jashtë kontekstit për të krijuar një konfrontim "surreal". 

“ Nuk thashë që burrat janë të lirë të përdhunojnë gratë e dehura”, ka nxituar të deklarojë ai në gazetën italiane “ Corriere della Sera ”, në përpjekje për të qetësuar shpirtrat e ndezur.

" Disa politikanë po përhapin lajme të rreme dhe duan të më varin , por për çfarë arsye? Sepse u kam thënë të rinjve të mos marrin drogë?” shtoi ai. 

Giambruno ndezi dhe një tjetër polemikë korrikun e këtij viti duke e banalizuar nxehtësinë ekstreme dhe duke nënvlerësuar ndikimin e ndryshimeve klimatike. 

Këtë verë, ai sulmoi ministrin gjerman të shëndetësisë Karl Lauterbach. 

Më 13 korrik, ndërsa ishte me pushime në Itali, Lauterbach paralajmëroi për valën e të nxehtit të vendit përmes rrjetit social X (ish Twitter), duke shkruar:

"Unë jam në Bolonjë dhe sot jam nisur në Toskanë, ku vala e të nxehtit është spektakolare gjërat vazhdojnë siç janë, këto destinacione pushimesh nuk do të kenë të ardhme afatgjatë. Ndryshimi i klimës po shkatërron Evropën Jugore. Është fundi i një epoke." 

Postim të cilit Giambruno u përgjigj në emisionin e tij: "Nëse nuk ndihesh mirë, shko në shtëpi. Shko në Pyllin e Zi, do të jesh mirë atje, apo jo?"

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco