BBC: Hamasi kërkon armëpushim me Izraelin, ofron lirimin e disa prej pengjeve

BBC: Hamasi kërkon armëpushim me Izraelin, ofron lirimin e disa prej pengjeve

13:50, 20/10/2023
A+ Aa A-

Hamasi ka ofruar të lirojë disa prej pengjeve të kapura në Izrael në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm mes palëve, sipas medias britanike BBC.

Raportohet se megjithatë Izraeli deri më tani nuk është pajtuar me këtë ofertë të militantëve, ndërsa negociatat e ndërmjetësuara ndërkombëtarisht për lirimin e pengjeve që mbahen në Gaza vijojnë.

Mbajtja e mbi 200 pengjeve nga militantët e Hamasit në zona të ndryshme në Gaza ka krijuar vështirësi për sulmet e izraelitëve, të cilët raportohet se po përgatisin një ofensivë tokësore pas përfundimit të bombardimeve në Rripin e Gazës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco