U fshi shpejt - Fotoja e publikuar nga Shtëpia e Bardhë shkakton skandal në SHBA

U fshi shpejt - Fotoja e publikuar nga Shtëpia e Bardhë shkakton skandal në SHBA

12:18, 20/10/2023
A+ Aa A-

Konflikti Izrael-Hamas po vazhdon me ritme shumë të shpejta madje ushtria izraelite po përgatit dhe për një ofensivë tokësore. 

Por së fundmi SHBA-ja, e cila ofron mbështetje thuajse të pakushtëzuar për Izraelin është tronditur nga një skandali i shkaktuar nga Shtëpia e Bardhë.

Ditën e djeshme administrata Biden zbuloi gabimisht identititet e ushtarëve elitar amerikan që punonjnë për të ndihmuar Izraelin që të gjejnë dhe të shpëtojnë pengjet e marra nga Hamasi.

Shtëpia e Bardhë postoi një foto në llogarinë e saj zyrtare në Instagram të Bidenit duke shtrënguar dorën e një ushtari nga njësia elitare e ushtrisë kundër terrorizmit.

Në foto dukeshin qartë fytyrat e tre luftëtarëve të tjerë të Delta Force, së bashku me ushtarin e përshëndetur nga Biden, gjë e cila është rreptësisht e ndaluar, për të mos lejuar që ata të identifikohen nga armiku nëse kapen. 

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë ka pranuar se fotoja në fjalë ka qarkulluar për rreth një orë në rrjete sociale.

Zëdhënësi tha: “Sapo fotoja u vendos në qendër të vëmëndjes, ne e fshimë menjëherë. Na vjen keq për gabimin dhe çdo problem që mund të ketë shkaktuar," tha ai.

Edhe pse fotoja nuk qëndroi gjatë në rrjete sociale ajo mori mijëra pëlqime dhe u pa nga dhjetëra njerëz teksa ishte publikuar. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco