Biden: Suksesi i Izraelit dhe Ukrainës është jetik për SHBA

Biden: Suksesi i Izraelit dhe Ukrainës është jetik për SHBA

09:15, 20/10/2023
A+ Aa A-

Në fjalimin e tij drejtuar kombit amerikan, presidenti Joe Biden deklaroi se suksesi i Izraelit dhe Ukrainës në luftërat e tyre është jetik për sigurinë e Shteteve të Bashkuara.

Për këtë arsye Biden kërkoi një angazhim të administratës amerikane për këto dy konflikte, teksa u zotua se do t’i kërkojë Kongresit paketa ndihme miliarda dollarëshe.

“Nëse agresioni ndërkombëtar lejohet të vazhdojë, konflikti dhe kaosi mund të përhapen në pjesë të tjera të botës. Hamasi dhe Putini përfaqësojnë kërcënime të ndryshme, por ata kanë një të përbashkët. Ata duan të asgjësojnë plotësisht një demokraci fqinje”, tha Presidenti Biden.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë shpjegoi se kjo ishte arsyeja kryesore pse në ditët në vijim do t’i dërgonte Kongresit një kërkesë urgjente për financim me vlerë 105 miliardë euro.

Fjalimi i Presidentit Biden vjen një ditë pas udhëtimit në Izrael, ku ai tregoi solidaritet me betejën e këtij vendi kundër Hamasit ndërsa bëri thirrje për më shumë ndihma humanitare për palestinezët në Rripin e Gazës.

Përpara fjalimit të së enjtes, Biden foli me presidentin ukrainas Zelenskyy për të theksuar se SHBA-ja mbetet e përkushtuara në mbështetjen për Kievin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco