Putin shtrëngon duart me një lider evropian, për herë të parë pas 20 muaj luftë në Ukrainë

Putin shtrëngon duart me një lider evropian, për herë të parë pas 20 muaj luftë në Ukrainë

21:34, 18/10/2023
A+ Aa A-

Vladimir Putin dhe Viktor Orban ishin të dy në Pekin ditët e fundit për të marrë pjesë në Forumin Brez dhe Rrugë të nismës kineze që u mbajt në kryeqytetin kinez më 17-18 tetor.

Presidenti rus dhe kryeministri hungarez kanë pasur dje një takim dypalësh në margjinat e forumit në fjalë, gjatë të cilit kanë shkëmbyer shtrëngime duarsh para kamerave.

Siç thuhet në faqen e internetit Politico në një artikull, kjo është hera e parë pas rreth 20 muajsh luftë në Ukrainë që presidenti rus është fotografuar duke shtrënguar duart me një udhëheqës të një vendi të BE-së .

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, Viktor Orbán citohet t’i ketë thënë Putinit se “Hungaria kurrë nuk ka kërkuar të antagonizojë Rusinë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco