Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Prapaskenat: 8 orët e Veliajt në SPAK

Zyrtari izraelit: Lufta e Izraelit me Hamasin nuk do të jetë e shkurtër

Zyrtari izraelit: Lufta e Izraelit me Hamasin nuk do të jetë e shkurtër

21:13, 18/10/2023
A+ Aa A-

Halevi tha se forcat izraelite po veprojnë me arsye, ndryshe nga pala tjetër që lufton si kafshë.

IZRAEL- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Herzi Halevi, paralajmëroi të mërkurën për një konflikt të zgjatur me Hamasin ndërsa fliste me ushtarët izraelitë, raporton CNN.

“Kjo nuk do të jetë e shkurtër dhe edhe nëse do të na duhet të zgjerojmë fushatën në rast se një armik tjetër përfshihet, ne do të dimë se si ta trajtojmë atë. Ne të gjithë jemi të çmendur, por veprojmë me arsye. Ne po luftojmë me këmbëngulje dhe mbetemi njerëz, ndryshe nga pala tjetër që lufton si kafshë.”- tha Halevi.

Çfarë dimë deri më tani?

Konflikti filloi të shtunën e kaluar kur Hamasi nisi Operacionin Al-Aksa Flood kundër Izraelit, një sulm i papritur i shumëfishtë duke përfshirë një breshëri lëshimesh raketash dhe infiltrimesh në Izrael nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit. Hamasi tha se operacioni ishte në hakmarrje për sulmin ndaj Xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar dhe dhunës në rritje të kolonëve izraelitë kundër palestinezëve. Ushtria izraelite më pas nisi operacionin Shpatat e Hekurt kundër objektivave të Hamasit brenda Rripit të Gazës. Përgjigja e Izraelit është shtrirë në ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar më tej kushtet e jetesës në një zonë që është përfshirë nga një rrethim gjymtues që nga viti 2007. Mbi 3,500 njerëz janë vrarë që nga shpërthimi i konfliktit më 7 tetor, duke përfshirë 2,215 palestinezë dhe 1,400 izraelitë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco