Demonstrata kundër luftës në Gaza/ Policia përleshet me protestuesit pranë Ambasadës amerikane në Liban

Demonstrata kundër luftës në Gaza/ Policia përleshet me protestuesit pranë Ambasadës amerikane në Liban

20:08, 18/10/2023
A+ Aa A-

Policia është përleshur me protestuesit të mërkurën gjatë demonstratave në Liban kundër sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës dhe kundër një shpërthimi vdekjeprurës në një spital atje, ku besohet se u vranë qindra njerëz.

Policia libaneze përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për t’i shpërndarë protestuesit pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në periferi të kryeqytetit Bejrut, shkruan REL.

Qindra njerëz protestuan nëpër një rrugë që çon drejt Ambasadës amerikane.

Protestuesit e zemëruar tentuan ta kalonin pengesën e telave me gjemba e cila e bllokonte rrugën drejt Ambasadës amerikane, sipas agjencisë së lajmeve DPA.

“Ne jemi të vetëdijshëm për protestat në Awkar në afërsi të Ambasadës. Fatkeqësisht, protestuesit e dhunshëm i dëmtuan pronat private në lagjen përreth Ambasadës, por stafi dhe personeli i Ambasadës është i sigurt dhe i padëmtuar”, tha zëdhënësi i Ambasadës amerikane Jake Nelson.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco