Autoriteti Palestinez apelon në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për të hetuar sulmin në spitalin e Gazës

Autoriteti Palestinez apelon në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për të hetuar sulmin në spitalin e Gazës

19:09, 18/10/2023
A+ Aa A-

Autoriteti Palestinez kërkon që Gjykata Penale Ndërkombëtare të hetojë sulmin vdekjeprurës në spitalin në Gaza, për të cilin Izraeli dhe Hamasi fajësojnë njëri-tjetrin, tha sot përfaqësuesja e saj në Francë, Hala Abu Hasira.

“Shteti palestinez të mërkurën depozitoi një dosje në GJPN, duke kërkuar hetimin e këtij krimi. Nevojitet një hetim ndërkombëtar”, tha Abu Hasira në një konferencë për shtyp në selinë e misionit palestinez në Francë. Të paktën 471 persona u vranë në sulmin ndaj spitalit Ahli Arab në qendër të Gazës të martën mbrëma.

“Për shkak se Franca ka njëfarë besueshmërie në rajon, ne presim që ajo të ndërmarrë veprime për të ndaluar agresionin izraelit, për të hequr bllokadën e Gazës dhe për të lejuar aksesin për ndihma humanitare,” shtoi Hasira.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco