Bombardimet në Gaza, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Dënojmë sulmin, Hamas të lirojë pengjet

Bombardimet në Gaza, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Dënojmë sulmin, Hamas të lirojë pengjet

18:16, 18/10/2023
A+ Aa A-

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së gjatë takimit në forumin ekonomik në Kinë u shpreh se sulmet e grupit militant të Hamasit në Izrael, nuk e justifikojnë ndëshkimin kolektiv të palestinezëve, dhe bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm në rripin e Gazës.

Ai u shpreh se ishte i tmerruar nga sulmi në spitalin e al-Ahli te Gazës, ku qindra njerëz ngelen të vrarë.

“E dënojë me forcë këtë sulm. Bëj thirrje për një armëpushim humanitar të menjëhershëm për të krijuar mundësi dhe hapësirë të mjaftueshme për të ndihmuar njerëzit që janë duke vuajtur shumë. Jeta e shumë njerëzve është në rrezik, gjithë rajoni është në rrezik. Shpresojë që fryma e këtij takimi di të ndihmojë ata që kanë nevojë për paqe.”

Guterres i bëri thirrje Hamasit që të lirojë pa kushte pengjet, duke iu referuar të paktën 199 njerëzve të  cilët u morën peng gjatë sulmit më vdekjeprurës në historinë e Izraelit.

Po ashtu i bëri thirrje dhe Izraelit që të lejoje lëvizjen e pakufizuar te ndihmave humanitare për banorët palestinezë të gazës, te cilët kanë nevojë për gjërat më elementare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco