Sulmi që tronditi Europën! Çfarë pritet të ndodhë me terrorizmin pas vrasjes së dy suedezëve në Bruksel?

Sulmi që tronditi Europën! Çfarë pritet të ndodhë me terrorizmin pas vrasjes së dy suedezëve në Bruksel?

13:43, 18/10/2023
A+ Aa A-

Të hënën në mbrëmje, Belgjika ngriti nivelin më të lartë të alarmit të sigurisë në Bruksel pas një sulmi të armatosur që ndodhi pak para ndeshjes së futbollit Belgjikë-Suedi, ku dy persona u vranë dhe një u plagos.

Vendi rriti praninë e policisë, veçanërisht për suedezët dhe institucionet teksa autoritetet paralajmëruan publikun të ishte tepër i kujdesshëm, si dhe liderët evropianë folën gjithashtu, duke shprehur solidaritet me autoritetet belge dhe duke shprehur mbështetjen e tyre të plotë. 

Niveli i alarmit në këtë vend nuk ka qenë aq i lartë që nga sulmi terrorist në metro dhe në aeroportin e Brukselit në vitin 2016, ku humbën jetën 32 persona.

Ndërsa lajmet për sulmin u përhapën, kualifikimet e Kampionatit Evropian u braktisën në pjesën e parë dhe rreth 33 mijë tifozë u evakuuan nga stadiumi. Policia nisi menjëherë një kërkim të gjerë për sulmuesin, i cili u gjet dhe u qëllua një ditë më vonë, në orët e mëngjesit. Mirëpo, siç njoftoi më vonë prokuroria federale, sulmuesi iu nënshtrua plagëve të marra pas ndërhyrjes së mjekut dhe ndërroi jetë. 

“Pak pas orës tetë të mëngjesit të së hënës, një dëshmitar ka njoftuar policinë e Brukselit se e ka pikasur të dyshuarin në një kafene në lagjen Skarbek. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe gjatë intervenimit i dyshuari është qëlluar. Shërbimet e urgjencës po ashtu ka dalë në vendngjarje dhe ka tentuar ta ringjallë burrin. Ai është dërguar në spital ku është konstatuar i vdekur në orën 09:39, në lokal janë gjetur edhe armë ushtarake dhe një çantë me rroba”,-thuhet në deklaratën e Prokurorisë Federale.

Kryeministri belg Alexandre De Croix mbajti një konferencë shtypi mëngjesin pas sulmit, së bashku me ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë Anneliese Verlinden dhe Vincent Van Kuikenborne, ku tha se niveli i alarmit në Bruksel mbetet në nivelin e katërt dhe në nivelin e tretë në pjesën tjetër. 

"Terrorizmi sulmon pa dallim. Terroristët nuk do t'i arrijnë kurrë qëllimet e tyre, ata kurrë nuk do të na bëjnë të përkulemi. Terrorizmi nuk do të na mundë kurrë. Le të qëndrojmë të bashkuar," tha De Cro.

Ministrja e Brendshme Anneliese Verlinden tha se nuk përjashtohej që sulmuesi të kishte bashkëpunëtorë dhe prokurorët belgë po hetojnë një video të postuar në mediat sociale në të cilën i dyshuari merr përgjegjësinë për sulmin dhe thotë se është një mbështetës i Shtetit Islamik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco