Sulmi mbi spitalin në Gaza, reagon Ushtria e Izraelit: Nuk kemi sulmuar ne, por Xhihadi Islamik!

Sulmi mbi spitalin në Gaza, reagon Ushtria e Izraelit: Nuk kemi sulmuar ne, por Xhihadi Islamik!

08:53, 18/10/2023
A+ Aa A-

Daniel Hagari, një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) ka bërë një deklaratë mbi shpërthimin në spitalin Al Ahli të Gazës mbrëmë.

Zëdhënësi ka hyrë në shumë detaje, duke mbajtur fotografi të vendit të shpërthimit. Ai tha se nëse Forca e Mbrojtjes së Izraelit do të ishte përgjegjëse për shpërthimin, do të kishte pasur një "krater" ose disa "dëmtime strukturore".

Duke treguar një diagram të spitalit, ai thotë se nuk ka një dëmtim të tillë - "muret qëndrojnë të paprekura" dhe kjo ndodh për shkak se shpërthimi u shkaktua nga një raketë e Xhihadit Islamik, e cila "nuk arriti të lëshohej" siç duhej dhe ishte "shkrepur gabim".

Për kujtesë, Hamasi dhe autoritetet palestineze nga ana e tyre kanë fajësuar Izraelin për shpërthimin në spital.

"Hamasi e dinte se ishte një raketë palestineze", pretendon Izraeli

Zëdhënësi Daniel Hagari vazhdoi duke thënë se Hamasi e kuptoi se shpërthimi ishte shkaktuar nga një raketë e gabuar e Xhihadit Islamik, por filloi një "fushatë mediatike globale" për të fajësuar Izraelin.

"Ata shkuan deri aty sa rritën numrin e viktimave," thotë ai. "Ata e kuptuan me siguri absolute se ishte një raketë e gabuar nga Xhihadi Islamik që dëmtoi spitalin." Ai thotë se pamjet ajrore konfirmojnë se nuk ka pasur goditje direkte në vetë spitalin dhe nuk ka pasur dëmtime në ndërtesat aty pranë.

"Kemi kapur komunikime në Gaza ku flisnin për një raketë të lëshuar gabim"

"Ndryshe nga Hamasi," u tha Daniel Hagari, gazetarëve, "Forca e Mbrojtjes së Izraelit filloi një ekzaminim të menjëhershëm" të sulmit.

Duke shpjeguar se si ushtria izraelite ka arritur në përfundimin se ishte një raketë e Xhihadit Islamik, ai dha arsyet e mëposhtme:

Konfirmimi se nuk kishte zjarr IDF nga "toka, deti apo ajri që goditi spitalin":

"Sistemi i radarit" i Izraelit gjurmoi raketat e lëshuara nga brenda Gazës - ai tha se ka dy video të pavarura që tregojnë dështimin në lëshimin e raketës

Ka informacion të shërbimeve sekrete, që tregon komunikim midis grupeve militante për lëshimet e dështuara të raketave – (dhe ai vazhdon të përkthejë disa nga ai komunikim)

Danieli Hagari përsëriti pretendimin e Izraelit se 450 raketa nga Gaza janë lëshuar keq dhe kanë rënë në Gaza që nga fillimi i ciklit të dhunës.

BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë pretendimet e Hagarit. Ekipi po e mbikqyr incidentin për të provuar se çfarë ka ndodhur, duke përdorur ekspertë të armëve./ar.sh/SYRI.NET

Familjet kërkojnë përgjigje, pasi rrëmbimi i familjeve izraelite u transmetua direkt si film horror

Pas masakrës në spitalin e Gazës, Hamasi dhe Izraeli fajësojnë njeri-tjetrin, Jordania anulon samitin me Biden

Sulm i rëndë në spitalin e Gazës para vizitës së Biden në Izrael - Hamasi: 500 të vrarë

FOTO/ Zhvillimet tragjike të orëve të fundit në Izrael dhe në Gaza

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco