Izraelitët bombardojnë spitalin në Gazë, palestinezët thonë se 500 persona janë vrarë

Izraelitët bombardojnë spitalin në Gazë, palestinezët thonë se 500 persona janë vrarë

20:03, 17/10/2023
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka bërë të ditur se numri i të vrarëve nga sulmet ajrore izraelite në spitalin al-Ahli në Gaza, ka shkuar në 500.

Fillimisht ishte raportuar për 200 deri në 300 të vrarë në sulmin mbi spitalin e palestinezëve në Gaza, ndërsa tani këto shifra kanë ndryshuar.

Në anën tjetër, Izraeli ka urdhëruar civilët që të largohen nga qyteti i Gazës dhe të nisen drejt jugut, për shkak se pritet të fillojë një ofensivë nga toka.

 

 

Fotografitë dhe videot e pasojave të sulmit ajror, tregojnë se në çfarë gjendje është ky qytet në Rripin e Gazës.

Aty shihen shumë civilë të mbuluar në gjak, të cilëve tentohet t’ju jepet ndihma e parë pas lëndimeve të marra gjatë sulmeve ajrore.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco