Lufta në Ukrainë: Tetë të plagosur nga bombardimet ruse në Kherson

Lufta në Ukrainë: Tetë të plagosur nga bombardimet ruse në Kherson

17:09, 17/10/2023
A+ Aa A-

Të paktën tetë persona u plagosën sot në granatimet “masive” ruse në Kherson në Ukrainën jugore, pas një sulmi nga dronët ukrainas në Krime gjatë natës.

Sipas Roman Mrotso, kreut të këshillit bashkiak të Khersonit, qyteti “pësoi një tjetër bombardim masiv nga ushtria ruse”, duke plagosur pesë persona.

Në një sulm të dytë, kundër një kompanie transporti në Kherson, një person u plagos, tha përmes Telegramit Oleksandr Prokudin, guvernatori i provincës Kherson. Pasdite, në një granatim të tretë, dy gra u plagosën, shtoi Prokudin.

Forcat e armatosura të Ukrainës raportuan gjithashtu se ata rrëzuan gjashtë drone ruse Shahed të prodhuar nga Irani, të cilët u nisën nga Krimeja drejt rajonit të Odesës.

Më herët, autoritetet ruse thanë se rrëzuan gjashtë dronë ukrainas mbi gadishullin e aneksuar të Krimesë.

“Gjatë natës, tetë dronë të armikut u neutralizuan nga sistemet e luftës elektronike ose u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore”, sipas guvernatorit të Krimesë, Sergei Aksyonov, i emëruar nga Moska.

Tre dronë të tjerë ukrainas u rrëzuan të hënën mbrëma në rajonin Belgorod, i cili kufizohet me Ukrainën, pa raportime për viktima apo dëme, sipas guvernatorit lokal, Vyacheslav Gladkov.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco