Garda Revolucionare e Iranit paralajmëron Izraelin: Ne do t'ju fshijmë nga harta

Garda Revolucionare e Iranit paralajmëron Izraelin: Ne do t'ju fshijmë nga harta

14:46, 17/10/2023
A+ Aa A-
Izraeli do të përballet me një "valë tronditëse" të re sulmesh nëse "mizoritë" e tij në Gaza nuk ndalen, tha të martën një zëvendës komandant i Gardës Revolucionare të Iranit.

"Goditjet e frontit të rezistencës kundër regjimeve sioniste (Izraelit) do të vazhdojnë derisa ky 'kancer' të eliminohet nga harta botërore," tha Ali Fadavi , duke i bërë jehonë kërcënimeve të liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Kujtohet se më herët, udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, paralajmëroi se "askush nuk do të jetë në gjendje të ndalojë" "forcat e rezistencës" nëse Izraeli vazhdon sulmin e tij në Rripin e Gazës, njoftoi sot televizioni shtetëror iranian.

"Nëse krimet e regjimit sionist kundër palestinezëve vazhdojnë, forcat myslimane dhe të rezistencës do të bëhen të padurueshme dhe askush nuk do të jetë në gjendje t'i ndalojë", paralajmëroi Khamenei.

“Bota është dëshmitare e gjenocidit të palestinezëve në Gaza nga regjimi sionist”, shtoi ai. "Askush nuk duhet të shpresojë" se disa palë, si Irani, do të jenë në gjendje të "parandalojnë forcat e rezistencës" të ndërmarrin veprime, theksoi ai.

Khamenei po i referohej "boshtit të rezistencës", siç quhen joformalisht vendet dhe organizatat armiqësore ndaj Izraelit, si Hamasi dhe Hezbollahu i Libanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco