Lajmi i fundit

Vrau policin në Fier/ Vetëdorëzohet Azgan Mërnica

Dita Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Varfërisë

Dita Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Varfërisë

13:20, 17/10/2023
A+ Aa A-

Dita Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Varfërisë, e festuar çdo vit më 17 tetor, synon të promovojë mirëkuptimin dhe dialogun midis njerëzve që jetojnë në varfëri dhe shoqërisë në tërësi, duke e parë varfërinë si shkelje e të drejtave të njeriut. Tema e këtij viti është “Puna e denjë dhe mbrojtja sociale: Vënia në praktikë e dinjitetit për të gjithë”.Kjo temë bazohet në dëshmitë e dorës së parë, në rrëfime se si personat e mbërthyer nga varfëria ekstreme shpesh punojnë me orë të gjata, rraskapitëse, në kushte të rrezikshme e gjithsesi nuk mund të fitojnë të ardhura të mjaftueshme për veten dhe familjet e tyre.

Tema e këtij viti bën thirrje për akses universal në punën e denjë dhe mbrojtje sociale si një mjet për të mbështetur dinjitetin njerëzor për të gjithë dhe për të theksuar se puna e denjë duhet t’i fuqizojë njerëzit, të sigurojë paga të drejta dhe kushte të sigurta pune dhe të njohë në thelb vlerën e qenësishme dhe humanizmin e të gjithë punëtorëve.

Tema është gjithashtu një thirrje për liderët politikë dhe politikëbërësit që të përdorin dinjitetin njerëzor si busull udhëzuese në të gjitha proceset e vendimmarrjes, për të siguruar avancimin e të drejtave themelore të njeriut dhe drejtësisë sociale mbi ndjekjen e fitimeve të korporatave.

Kremtimi i këtij viti është një shans për t’u solidarizuar me njerëzit që jetojnë në varfëri, për të dëgjuar me të vërtetë betejat e tyre të përditshme dhe për të rinovuar angazhimet për të krijuar një ekonomi të drejtë të fokusuar në mbrojtjen e mirëqenies njerëzore dhe mjedisore mbi maksimizimin e përfitimeve financiare. Qëllimi përfundimtar është eliminimi i varfërisë në tërësi duke krijuar kushtet që të gjithë të jetojnë me dinjitet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco