Terroristi vret dy persona me automatik në Bruksel,: ‘Jam anëtar i Shtetit Islamik, u hakmora ndaj myslimanëve’

Terroristi vret dy persona me automatik në Bruksel,: ‘Jam anëtar i Shtetit Islamik, u hakmora ndaj myslimanëve’

22:13, 16/10/2023
A+ Aa A-

Dy persona janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në kryeqytetin belg, Bruksel, mbrëmjen e sotme. Sulmi ndodhi në lagjen Leperlan të Brukselit, në qendër të qytetit.

Agjencia e lajmeve AFP, duke cituar prokurorët, raporton se sulmuesi është ende në arrati.

Sipas gazetës belge Het Laatste Nieuws, sulmuesi, i cili përdori një pushkë automatike, u largua nga vendi i ngjarjes.

Sipas të njëjtës gazetë, viktimat janë suedezë.

Kombëtarja e futbollit të Suedisë po luan kundër Belgjikës në një ndeshje kualifikuese për Euro 2024 dhe duket se viktimat ishin në kryeqytetin belg për ndeshjen e cila filloi në orën 20:45.

Sulmuesi ka postuar mesazhin: “Jam pjesëtar i IS-it, kam vrarë të pafe”

Personi i dyshuar si sulmuesi ka postuar një video mesazh në Facebook.

Në të, siç raporton Sudinfo, ai thotë se është pjesëtar i IS (Shtetit Islamik) dhe mburret se ka vrarë të pafe.

“Në fjalimin e tij shumë të dhunshëm, ai tha se vrau dy persona për t'u hakmarrë ndaj muslimanëve dhe për të jetuar e vdekur për fenë tonë”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco