Sulm terrorist në Bruksel, 2 të vdekur e disa të plagosur

Sulm terrorist në Bruksel, 2 të vdekur e disa të plagosur

21:08, 16/10/2023
A+ Aa A-

Një sulm me armë raportohet të ketë ndodhur këtë mbrëmje në Bruksel. Sipas ‘Tgcom’, thuhet se një person ka hapur zjarr në qendër të Brukselit.

Sipas policisë, sulmuesi ka thirrur ‘Allah akbar’.

Si pasojë, dyshohet se janë vrarë dy persona dhe disa të plagosur, ndërsa autori është arratisur.

Në pamjet e siguruara nga një banor i zonës, dallohet një burrë me një xhaketë portokalli fluoreshente dhe një helmetë të bardhë, me një kallashnikov në dorë, duke hipur në një skuter dhe duke u larguar.

Të shtënat kanë ndodhur në Bulevardin ‘d'Ypres’. Viktimat janë dy suedezë që kishin veshur fanellat e kombëtares së futbollit të vendit të tyre.

Një burrë, identiteti dhe përgjegjësia e të cilit për sulmin ende nuk janë verifikuar, mori përgjegjësinë për atë që ndodhi në profilin e tij në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco