Muzeu i Luvrit mbyllet për 'arsye sigurie', Franca në gatishmëri të lartë pas sulmit me thikë

Muzeu i Luvrit mbyllet për 'arsye sigurie', Franca në gatishmëri të lartë pas sulmit me thikë

14:26, 14/10/2023
A+ Aa A-

Këtë të shtunë, vizitorët u evakuuan nga muzeu i Luvrit në Paris, i cili u mbyll "për arsye sigurie" ndërkohë që Franca është në gatishmëri të lartë pas një sulmi në qytetin verilindor të Arras.

Vendi e ngriti nivelin e tij të alarmit pasi një burrë goditi me thikë për vdekje një mësues dhe plagosi rëndë tre të tjerë në një shkollë të premten.

Një zëdhënëse e Luvrit, muzeut më të madh në botë, i tha AFP-së se "kishin  marrë një mesazh me shkrim ku thuhej se ekzistonte një rrezik për muzeun dhe vizitorët e tij".

"Ne kemi vendosur në kontekstin aktual kombëtar të një alarmi "sulmi urgjent" që ta evakuojmë dhe ta mbyllim muzeun gjatë ditës ndërkohë që kryejmë kontrollet e nevojshme," tha zëdhënësja.

Policia e Parisit tha se janë duke u zhvilluar kontrolle në muze. Oficerët e policisë rrethuan zonën ndërsa turistët dhe vizitorët e tjerë dolën jashtë muzeut. Muzeu i Luvrit tha se vizitorët që kishin rezervuar një biletë për atë ditë do të rimbursoheshin.

Dje, policia në Arras arrestoi sulmuesin e dyshuar, Mohammed Moguchkov, i cili kishte thirrur frazën arabe "Allahu akbar!" (Zoti është më i madhi).

Qeveria franceze po vendos 7000 trupa për të rritur sigurinë pas sulmit të së premtes në shkollë. Qeveria është gjithashtu e shqetësuar për pasojat në Francë nga lufta midis Izraelit dhe Hamasit.

Autoritetet kanë hedhur idenë e një lidhjeje të mundshme me dhunën në vazhdim në Lindjen e Mesme dhe deklaratën e Presidentit Emmanuel Macron që e dënoi sulmit si akt të "terrorit islamist".

Lexo edhe: Franca në nivel të lartë alarmi, dislokon 7000 ushtarë pas sulmit fatal në shkollë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco