Lajmi i fundit

Ranë në kontakt me energjinë elektrike, vdes pronari i hotelit, 2 punonjës në gjendje të rëndë

Hamas i përgjigjet Biden: Po përpiqet të mbulojë krimet e Izraelit

Hamas i përgjigjet Biden: Po përpiqet të mbulojë krimet e Izraelit

09:21, 11/10/2023
A+ Aa A-

Organizata militante palestineze Hamas i përshkroi të martën si “inflamatore” komentet e presidentit amerikan Joe Biden, i cili dënoi sulmin e paprecedentë të organizatës ndaj Izraelit, të cilin ai madje e quajti “terrorizëm, qëllim i të cilit është të vrasë hebrenjtë” dhe se ky është një akti i “të keqes absolute”.

“Këto komente janë një përpjekje për të mbuluar krimet dhe terrorin e qeverisë sioniste,” tha Hamasi, i cili kontrollon Rripin e Gazës, në një deklaratë.

Deklarata e Hamasit

Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze Hamas hedh poshtë dhe dënon ashpër komentet nxitëse të presidentit amerikan Joe Biden, që përkoi me sulmin barbar të okupimit izraelit në Rripin e Gazës dhe pjesën tjetër të territoreve të pushtuara palestineze.

Komentet e tilla janë një përpjekje për të mbuluar krimet dhe terrorizmin e qeverisë okupatore izraelite kundër popullit palestinez. Fjalimi i Presidentit Biden nuk tregoi masakrat e kryera nga forcat pushtuese izraelite kundër popullit palestinez me gjakftohtësi dhe nën sytë e të gjithë botës.

Fjalimi i tij përfshinte gabime politike dhe juridike që në mënyrë të hapur mbuluan plotësisht pushtimin izraelit për të vazhduar masakrat e tij ndaj grave, fëmijëve dhe të moshuarve të pambrojtur dhe për të përdorur format më të tmerrshme të ndëshkimit kolektiv në kurriz të më shumë se dy milionë njerëzve në Gaza në shkelje flagrante të të gjitha rregullave dhe konventave ndërkombëtare.

Hamasi është një lëvizje nacional-çlirimtare që lufton kundër një pushtimi të dënueshëm kolonial dhe mbron popullin e tij dhe të drejtat e tyre për liri dhe vetëvendosje.

Operacioni Al-Aksa Flood filloi për të mbrojtur popullin palestinez dhe të burgosurit dhe Xhaminë Al-Aksa dhe për t’i dhënë fund agresionit izraelit, rrethimit dhe pushtimit të atdheut të tyre.

Hamasi i bën thirrje qeverisë amerikane të rishqyrtojë pozicionin e saj dhe të ndryshojë politikën e standardeve të dyfishta në favor të pushtimit izraelit.

Lëvizja e rezistencës palestineze përsërit se populli palestinez ka të drejtë të mbrojë atdheun e tij dhe vendet e tij të shenjta myslimane dhe të krishtera, përfshirë Xhaminë Al-Aksa, derisa të arrijnë aspiratat e tyre legjitime për çlirimin, kthimin dhe krijimin e një shteti palestinez me Jeruzalemin si kryeqyteti i tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco