Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Shkon në 1200 numri i viktimave në Izrael! SHBA: Po diskutohet për gjetjen e një kalimi të sigurt në Gaza për civilët

Shkon në 1200 numri i viktimave në Izrael! SHBA: Po diskutohet për gjetjen e një kalimi të sigurt në Gaza për civilët

08:19, 11/10/2023
A+ Aa A-

Ka shkuar në 1200 numri i viktimave nga sulmi i Hamasit në Izrael. Ndërkohë raportohet se në Gaza kanë humbur jetën 900 persona.

Ndërkohë SHBA po bën bisedime me Izraelin dhe Egjiptin për gjetjen e një kalimi të sigurt për civilët e Gazës, ndërsa Izraeli sulmon Hamasin, tha të martën këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan.

“Ne jemi të fokusuar në këtë çështje, po zhvillohen konsultime”, u shpreh Sullivan për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.

“Por detajet po diskutohet mes agjencive operative dhe unë nuk dua të ndaj shumë prej tyre publikisht në këtë moment,” tha Sullivan.

“Ne nuk synojmë qëllimisht civilët”, tha Sullivan për SHBA-në dhe Izraelin, kur u pyet për viktimat civile në Gaza në konferencën për shtyp të martën.

“Ne punojmë për t’u siguruar që operacionet tona ushtarake të kryhen në përputhje me sundimin e ligjit dhe ligjin e luftës,” shtoi ai.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se të paktën 900 palestinezë u vranë dhe deri në 4,600 u plagosën në sulmet ajrore izraelite në enklavën e bllokuar që nga e shtuna. Gaza shtëpia e 2.3 milionë njerëzve.

Mbi 260.000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Rripin e Gazës, pasi bombardimet e rënda izraelite nga ajri, toka dhe deti vazhdojnë të godasin enklavën palestineze, thanë Kombet e Bashkuara.

“Mbi 263,934 njerëz në Gaza besohet se janë larguar nga shtëpitë e tyre”, tha agjencia humanitare e OKB-së OCHA , duke paralajmëruar se “ky numër pritet të rritet më tej”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco