E Çuditshme por e vërtetë/ Gruaja zbulon tradhtinë e bashkëshortin me shoqen e ngushtë në Google Street View

E Çuditshme por e vërtetë/ Gruaja zbulon tradhtinë e bashkëshortin me shoqen e ngushtë në Google Street View

23:07, 10/10/2023
A+ Aa A-

Një grua braziliane zbuloi se i dashuri i saj po e tradhtonte me shoqen e saj më të mirë duke përdorur Google Street View. 

Juliana Lima, nga Ceará, ngarkoi videon në TikTok dhe ka mbledhur më shumë se nëntë milionë shikime.

Ajo hodhi një sy në Google Street View pasi pa një nga makinat që po kalonte pranë shtëpisë së saj. 

Juliana Lima shtoi se ishte kurioze të dinte se çfarë pamjesh mori automjeti dhe vendosi të hidhte një sy në internet, mirëpo zbuloi një surprizë të pakëndshme.

Në video videoja shfaqet pamja e një burri, për të cilin Lima thotë se është i dashuri i saj, duke mbështetur kokën në prehrin e një gruaje në një stol në rrugë. Kjo grua është shoqja e saj më e mirë.

“Ajo ishte shoqja ime, shoqja ime më e mirë. Jam e shkatërruar”, tha Juliana Lima.

Shikuesit u mahnitën nga historia, si dhe nga puna e policisë që mund të bëhet me ndihmën e Street View.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco