Video shokuese: Hamasi ekzekuton 4 shtetas izraelitë në mes të rrugës

Video shokuese: Hamasi ekzekuton 4 shtetas izraelitë në mes të rrugës

14:05, 10/10/2023
A+ Aa A-

Tmerr i pafund nga terroristët e Hamasit. Videot që kanë dalë në dritë janë befasuese dhe tregojnë në mënyrën më të paimagjinueshme se si Hamasi rrëmbeu qytetarët e pafajshëm izraelitë nga shtëpitë e tyre dhe i ekzekutoi me gjakftohtësi.

Autenticiteti i videos, e cila fillimisht u ngarkua në Telegram më 8 tetor, u verifikua nga Washington Post. Ajo tregon disa kufoma në rrugë në Be'eri, një kibuc në Izraelin jugor , disa metra larg nga vendi ku militantët e Hamasit filmuan rrëmbimet e njerëzve që i përdornin si pengje.

Në videon origjinale shohim katër qytetarë izraelitë që tërhiqen me forcë nga Hamasi.

Në video personat fatkeq duken se i kanë duart e lidhura pas shpine. 

Në fakt, disa nga qytetarët e rrëmbyer kanë ecur zbathur. Ata ndoshta janë tërhequr zvarrë nga shtëpitë e tyre. Personi që merr videon i bërtet grupit ndërsa ata i afrohen një kryqëzimi të ruajtur nga një portë, e cila të çon nga Be'eri drejt Gazës.

Më pas vijon një video e dytë në të cilën shihen katër trupa pranë kësaj porte. 

Kujdes pamje të rënda:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco