Brenda luftëanijes 18 mld dollarëshe të flotës sulmuese, që SHBA ka nisur në ndihmë të Izraelit

Brenda luftëanijes 18 mld dollarëshe të flotës sulmuese, që SHBA ka nisur në ndihmë të Izraelit

13:12, 10/10/2023
A+ Aa A-

Gatishmërinë që Presidenti Joe Biden shprehu të shtunën për të ndihmuar Izraelin me gjithçka nevojitet për të zmbrapsur sulmin e Hamasit, SHBA-të e konfirmuan duke nisur drejt Mesdheut lindor flotën e anijeve luftarake, të udhëhequr nga luftanija më e madhe në botë USS Gerald R. Ford.

Aeroplanmbajtësja më e avancuar e Marinës amerikane është nisur drejt rajonit si pjesë e një grupi sulmues me pajisjet më moderne të ushtrisë, ku përfshihet edhe një flotë shkatërruesish, kryqëzues me raketa dhe avionët luftarakë F-35.

Lëvizja e flotës amerikane që u njoftua nga Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin është përgjigje direkte për sulmin e paprecedentë të Hamasit, ndërsa Izraeli i ka shpallur luftë Hamasit dhe është gati të pushtojë Gazën.

Grupi sulmues transportues është një forcë detare e përbërë nga një aeroplanmbajtëse në qendër të saj, së bashku me një flotë anijesh mbështetëse dhe shpesh sulmojnë nëndetëset. Shtetet e Bashkuara kanë 11 grupe sulmi ajrore, secila me fuqi të mjaftueshme për t’u përballur me forcat e shumë vendeve të vogla dhe të mesme.

USS Gerald R. Ford, që kushton afërsisht 18 miliardë dollarë mund të mbajë deri në 90 avionë, përfshirë edhe avionët luftarakë më të avancuar të ushtrisë.

Transportuesi shoqërohet në Mesdhe nga një flotë që përfshin kryqëzorin me raketa të komanduara USS Normandy dhe shkatërruesin e raketave USS Thomas Hudner.

Avionët në bordin e transportuesit përfshijnë luftarakët F-35, të cilët kushtojnë rreth 100 milionë dollarë secili dhe mbajnë raketa të drejtuara nga radari dhe bomba me lazer. Po ashtu ka në bord helikopterë sulmues dhe aeroplanë të mbikëqyrjes taktike.

USS Gerald R. Ford, dislokimi i parë i të cilit ndodhi në tetor 2022, shënon një epokë të re për transportuesit e avionëve dhe është anija luftarake më e madhe në botë, me gjerësi 78 metër dhe 337 metër gjatësi.

Ajo ka një ekuipazh prej rreth 4,500 personash, ndërsa në total rreth 7,500 anëtarë të personelit punojnë në grupin sulmues të aktivizuar nga amerikanët në Mesdheun lindor.

Fuqia e saj e zjqarrit është kryesisht mbrojtëse dhe përfshin katër sisteme raketash tokë-ajër dhe një sërë armësh, duke përfshirë sistemin e topave të drejtuar nga radarët Phalanx CIWS, ndërsa aftësitë sulmuese janë në dorë të flotës së avionëve dhe anijeve mbështetëse.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco