Konflikti Izrael-Hamas, Kadyrov: Gati për të ndërhyrë përkrah palestinezëve

Konflikti Izrael-Hamas, Kadyrov: Gati për të ndërhyrë përkrah palestinezëve

11:46, 10/10/2023
A+ Aa A-

Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, është shprehur i gatshëm për të ndërhyrë në mbështetje të palestinezëve në konfliktin e fundit me Izraelin, pas sulmit të së shtunës.

Në një postim në telegram, lideri çeçen bën thirrje për t’i dhënë fund përshkallëzimit.

“Ne mbështesim Palestinën dhe bëjmë thirrje për t’i dhënë fund përshkallëzimit. Nëse është e nevojshme, ne jemi të gatshëm të dërgojmë njësitë tona si forca paqeruajtëse për të rivendosur rendin dhe për t’u marrë me ata që shkaktojnë telashe”.

“U bëj thirrje liderëve të kombeve myslimane të krijojnë një koalicion dhe të thërrasë të gjithë ata që i konsiderojnë miq, Evropën dhe gjithë Perëndimin, kështu që të paktën të mos bombardojnë civilët me justifikimin e goditjes së terroristëve”, thotë Kadyrov.

“Kam qenë në Izrael, me delegacionin tim paqësor, na është dashur të përballemi me provokime”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco