Biden intervistohet nga prokurori special për dokumentet e klasifikuara

Biden intervistohet nga prokurori special për dokumentet e klasifikuara

11:30, 10/10/2023
A+ Aa A-

Presidenti i SHBA Joe Biden është intervistuar si pjesë e një hetimi për mënyrën sesi i trajtoji dokumentet e klasifikuara pasi ai u largua nga posti i zëvendës presidentit në 2017.

Biden u takua me Këshilltarin Special Robert Hur në Shtëpinë e Bardhë për dy ditë. Intervista u krye personalisht nga. Hur, i cili u zgjodh nga Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Merrick Garland për të udhëhequr hetimin.

Dokumentet u zbuluan nga ndihmësit e Biden në një zyrë që ai përdori pas largimit nga  posti i zëvendës presidentit para se të shpallte kandidaturën për Shtëpinë e Bardhë. Intervistimi i Bidenit nga Huri lë të kuptohet se hetimi, mund të ketë arritur në fazën përfundimtare. Biden ka thënë se ishte habitur nga gjetja e dokumenteve të klasifikuara dhe se pret që zbulimi i tyre do të cilësohet si i parëndësishëm. Ekipi i tij ka deklaruar se ka bashkëpunuar me hetuesit duke ofruar të dhëna, duke qenë sa më transparent në përputhje me mbrojtjen dhe ruajtjen e integritetit të hetimit.

Grupi i parë i dokumenteve të klasifikuara u gjet më 2 nëntor të vitit të kaluar në Qendrën Penn Biden, një institut që presidenti themeloi në Uashington DC. Një grup i dytë regjistrimesh u gjet më 20 dhjetor të 2022 në garazhin në shtëpinë e tij në Wilmington, ndërsa një dokument tjetër u gjet në shtëpinë e tij më 12 janar. Pas gjetjes së dokumenteve, presidenti tha se ekipi i tij ia dorëzoi menjëherë Arkivit Kombëtar dhe Departamentit të Drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco