Lideri suprem i Iranit: Ne u puthim duart atyre që planifikuan sulmin

Lideri suprem i Iranit: Ne u puthim duart atyre që planifikuan sulmin

10:53, 10/10/2023
A+ Aa A-

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei ka mohuar përfshirjen e Iranit në sulmi vdekjeprurës të Hamasit në Izrael.

Por, ai tha se: “Ne u puthim duart atyre që planifikuan sulmin ndaj regjimit sionist”.

Sipas BBC, Irani njihet si financues i Hamasit.

Vendi islamik furnizn vazhdimisht me armë dhe trajnon militantët e Hamasit.

Reagimi vjen në kohën kur Izraeli thotë se ka siguruar kufirin e saj me Gazën, tre ditë pas sulmit që la më shumë se 900 viktima.

Sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës kanë vazhduar edhe gjatë natës.

Izraeli thotë se ka goditur të paktën 200 objektiva.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco