Analiza e BBC: Pushtimi tokësor i Gazës nga Izraeli nuk është zgjidhja magjike

Analiza e BBC: Pushtimi tokësor i Gazës nga Izraeli nuk është zgjidhja magjike

09:55, 10/10/2023
A+ Aa A-

Nga Frank Gardner, BBC

Ekziston një supozim në disa qarqe se kërcënimi ndaj Izraelit nga Hamasi mund të eliminohet një herë e përgjithmonë me një pushtim në shkallë të plotë në terren.

Historia do të sugjeronte se kjo nuk ka gjasa të jetë zgjidhja magjike, që shpresojnë disa.

Kur Izraeli pushtoi Gazën në vitin 2014, më shumë se 2 mijë palestinezë u vranë, me çdo funeral që gjeneronte të rinj gjithnjë e më shumë të radikalizuar.

Që atëherë, Hamasi ka vazhduar të lëshojë raketa përtej kufirit.

Krahu i saj i armatosur besohet se numëron rreth 30 mijë luftëtarë, shumica e tyre fanatikë në vendosmërinë e tyre për të mbrojtur tokën palestineze. Ata i njohin tunelet, bodrumet, bunkerët dhe rrugët e tyre më mirë se pushtuesit.

Një pjesë e tillë territori, me popullsi kaq të dendur, nuk është vend për tanke, të cilat do të ishin shumë të ndjeshme ndaj pritave.

Nga një këndvështrim thjesht ushtarak, një sulm tokësor mund të rezultojë në sukses afatshkurtër, duke eliminuar shumicën e komandantëve të Hamasit.

Por në mungesë të një marrëveshje të qëndrueshme paqeje, Hamasi ka të ngjarë të rigjenerojë vete, duke thirrur një brez të ri luftëtarësh të rinj, të zemëruar dhe të radikalizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco