Forcat Ajrore izraelite bëjnë bilancin: Kemi goditur 200 objektive gjatë natës

Forcat Ajrore izraelite bëjnë bilancin: Kemi goditur 200 objektive gjatë natës

09:37, 10/10/2023
A+ Aa A-

 

Forcat Ajrore të Izraelit në një përditësim të fundit pretendojnë se kanë goditur 200 objektiva të Hamasit dhe grupeve të tjera militante në Gaza me sulme ajrore gjatë natës.

Duke shkruar në mediat sociale, IAF tha se dhjetëra avionë luftarakë nisën sulme në zonat Rimal dhe Khan Yunis, duke shkatërruar disa objektiva.

Mësohet se sulmet përfshinë qendrat komanduese dhe kontrolluese, një vend ruajtjeje armësh që ata thonë se ishte brenda një xhamie dhe shtëpinë e një komandanti të supozuar të Hamasit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco