Nga pjesëmarrësit e festivalit te fëmijët dhe ushtarët, militantët e Hamasit mbajnë peng dhjetëra izraelitë në Gaza

Nga pjesëmarrësit e festivalit te fëmijët dhe ushtarët, militantët e Hamasit mbajnë peng dhjetëra izraelitë në Gaza

11:15, 09/10/2023
A+ Aa A-

Dhjetëra civilë besohet se janë marrë peng në Izrael nga luftëtarët e Hamasit gjatë fundjavës, ndërsa raportohet se ata po mbahen në disa lokacione në të gjithë Gazën, duke komplikuar reagimin e Izraelit ndaj sulmit vdekjeprurës të grupit militant.

Izraeli po përpiqet të përcaktojë numrin e saktë të pengjeve që janë marrë në Gaza. Nënkoloneli izraelit Richard Hecht, i tha CNN të dielën se “dhjetëra” civilë ishin kapur dhe theksoi se sa komplekse ishte situata pasi ushtria nisi sulmet ajrore në Gaza si hakmarrje.

Në një konferencë të mëparshme ai kishte thënë se “civilët, fëmijët dhe të moshuarit” ishin në mesin e atyre që po mbahen peng nga Hamasi.

Përveç robërve izraelitë, ka edhe disa shtetas të kombësive të tjera që besohet se janë marrë peng. Dy shtetas meksikanë, një grua dhe një burrë, janë marrë peng nga Hamasi, tha të dielën Ministrja e Jashtme e Meksikës, Alicia Barcena. Të paktën tre shtetas brazilianë janë gjithashtu të zhdukur, sipas autoriteteve braziliane.

Qindra pjesëmarrës në festivalin e muzikës Nova u arratisën nëpër fushat e shkretëtirës së Negevit pranë Urimit, një komunitet afër Rripit të Gazës, duke u përpjekur t’i shpëtonin militantëve të Hamasit që i ndoqën me automjete duke shkaktuar një masakër. Disa u vranë dhe të tjerët u kapën nga persona të armatosur, ashtu siç shfaqet edhe në shumë video në rrjetet sociale.

Luftëtarët e Hamasit morën po ashtu pengje në komunitetin kufitar Be’eri dhe qytetin Ofakim, 30 kilometera në lindje të Gazës, tha zëdhënësi i IDF, Brig. Gjenerali Daniel Hagari, duke shtuar se të dy vendet ishin “pikat kryesore qendrore” të konfliktit në zhvillim.

Gjithashtu ka pretendime se militantët kanë rrëmbyer edhe ushtarë izraelitë. Një video e postuar në llogaritë zyrtare të Hamasit në mediat sociale, tregon se militantët nxjerrin dy ushtarë nga një tank i çaktivizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco