Ish-kryeministri izraelit shpërndan fotografinë e një familjeje të vrarë nga sulmet e Hamasit

Ish-kryeministri izraelit shpërndan fotografinë e një familjeje të vrarë nga sulmet e Hamasit

09:57, 09/10/2023
A+ Aa A-

Një familje prej pesë anëtarësh është në mesin e atyre që humbën jetën në sulmet e Hamasit në Izrael.

Kjo është bërë e ditur nga ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett përmes një postimi në X (ish-Twitter).

Në publikimin e tij, ai ka shpërndarë një foto të familjes para sulmit.

“Shikoni fytyrat e tyre të lumtura. Dashuria e tyre”.

Familja Kedem që thuhet se vdiq nga sulmet e Hamasit përfshinte babanë Jonathan, nënën Tamar, vajzat 6-vjeçare Schachar dhe Arbel dhe djalin Omer katër-vjeçar.

“Terroristët palestinezë i vranë të gjithë vetëm sepse janë hebrenj”, shkruan Bennett.

Ata thuhet se janë vrarë në një hapësirë kolektive izraelite Nir Oz që ndodhej pranë Rripit të Gazës. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco