'Dita më e keqe e Izraelit'/ Anëtarët e lartë të ushtrisë: Ky është 11 Shtatori ynë

'Dita më e keqe e Izraelit'/ Anëtarët e lartë të ushtrisë: Ky është 11 Shtatori ynë

09:46, 09/10/2023
A+ Aa A-

Dy anëtarë të lartë të ushtrisë së Izraelit i kanë krahasuar sulmet e së shtunës në Gaza me sulmet e 11 Shtatorit në SHBA.

“Ky është 11 Shtatori jonë”, tha zëdhënësi Major Nir Dinar. “Na kapën në befasi”, shtoi ai.

Koloneli Jonathan Conricus ka krahasur sulmet e Hamasit me sulmet e mëdha në Amerikë.

“Ky mund të jetë një 11 Shtator dhe një Pearl Harbor të mbështjellë në një. Është deri më tani dita më e keqe në historinë e Izraelit”, tha ai.

Luftimet mes ushtrisë izraelite dhe Hamasit kanë vazhduar edhe gjatë natës. Rreth 1,100 njerëz janë konfirmuar të vdekur në Izrael dhe Gaza pas sulmit masiv të koordinuar nga militantët e Hamasit që filloi herët të shtunën.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit deklarojnë se numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet pasi një numër i madh njerëzish janë plagosur rëndë.

Ekipet e shpëtimit thonë se kanë gjetur 260 trupa në një festival muzikor i cili u sulmua nga militantët e Hamasit.

OKB ka deklaruar se sulmet ajrore hakmarrëse të Izraelit kanë zhvendosur 123,000 palestinezë në Gaza dhe afro 74,000 kërkojnë strehim në shkolla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco