Lajmi i fundit

VIDEO/ Supergol në ‘Bernabeu’, Bayerni kalon në avantazh ndaj Realit

Irani mohon raportimet: Nuk kemi gisht në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit

Irani mohon raportimet: Nuk kemi gisht në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit

09:41, 09/10/2023
A+ Aa A-

Irani ka mohuar mundësinë që të ketë qenë i përfshirë direkt në planifikimin e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.

Tehrani thekson se as nuk ka dhënë miratimin e tij paraprak për sulmin , duke këmbëngulur se Hamasi është një operacion i pavarur politik.

 Nga ana tjetër, edhe Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, është shprehur më herët se SHBA nuk ka informacione të drejtpërdrejta për përfshirjen e Iranit, pavarësisht pretendimeve të Izraelit.

Ëall Street Journal, duke cituar një sërë burimesh, raportoi se Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, dega kryesore jashtë shtetit e ushtrisë iraniane, kishte marrë pjesë në takimet dyjavore të Hamasit për planifikimin në Bejrut që nga gushti. Këtu përfshihen edhe dy takime ku dyshohet se mori pjesë ministri i jashtëm iranian, Hossein Amir Abdollahian.

Blinken, duke folur të dielën, tha: “Në këtë rast specifik, ne nuk kemi parë ende prova që Irani të ketë drejtuar apo të jetë pas këtij sulmi, por sigurisht që ka një marrëdhënie të gjatë.”

Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara gjithashtu hodhi poshtë me forcë mundësinë e përfshirjes së Forcave Quds në vendimmarrjen për ofensivën e Hamasit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco