VIDEO/ Polici egjiptian qëllon mbi turistët, vriten dy izraelitë

VIDEO/ Polici egjiptian qëllon mbi turistët, vriten dy izraelitë

12:25, 08/10/2023
A+ Aa A-

Tre persona, në mesin e të cilëve dy shtetas të Izraelit, janë vrarë në Aleksandri të Egjiptit, kur një polic egjiptian hapi zjarr mbi turistët izraelitë.

Raportohet se polici egjiptian krejt befasisht kishte hapur zjarr mbi turistët izraelit, ndërsa personi i tretë i vrarë është udhërrëfyesi egjiptian që ndihmonte turistët izraelit.

Mediat raportojnë edhe për një person të plagosur, ndërsa sulmi ka ndodhur në Aleksandri, ku e tërë lagjja është bllokuar nga policia.

Autori i sulmit është arrestuar nga policia, ndërsa ekipe të shumta të autoambulancave janë parë në vendin e ngjarjes.

Polici që qëlloi mbi turistët, raportohet se ishte i detyruar të shoqërojë autobusin me turistë, por ai në një moment hapi zjarr mbi ta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco