Luftimet mes Izraelit dhe grupit Hamas/ 350 të vrarë izraelitë dhe 313 palestinezë, mijëra të plagosur

Luftimet mes Izraelit dhe grupit Hamas/ 350 të vrarë izraelitë dhe 313 palestinezë, mijëra të plagosur

10:27, 08/10/2023
A+ Aa A-

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se numri i izraelitëve të vrarë që kur Hamasi nisi sulmin e tij të shtunën është rritur në 350.

Po kështu 313 palestinezë janë vrarë dhe rreth 2,000 janë plagosur në Gaza nga sulmet ajrore hakmarrëse izraelite që nga e shtuna, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë.

Në një konferencë të dielën, zëdhënësi i IDF-së, adm. Daniel Hagari tha se prioritetet tani ishin përfundimi i luftimeve në komunitetet izraelite dhe kontrolli i thyerjeve në gardhin që ndan Gazën dhe Izraelin.

Mbi 1,500 janë plagosur në Izrael kur grupi militant palestinez Hamas filloi sulmin e tij më të madh në vite.

Dhjetëra persona të armatosur nga Gaza depërtuan në komunitetet jugore izraelite pas agimit, raporton BBC.

Ata kanë marrë peng ushtarë dhe civilë izraelitë dhe disa i kanë çuar në Gaza.

Izraeli është përgjigjur me një valë sulmesh ajrore në Gaza ku mbetën të vrarë 313 palestinezë si dhe 2000 të tjerë u plagosën, thonë mjekët.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli ishte “në luftë” dhe u zotua se Hamasi, i cili sundon Gazën, do të “paguante një çmim të paprecedentë”.

Ushtria izraelite ka mobilizuar dhjetëra mijëra rezervistë dhe tani pritet të nisë një operacion tokësor në Gaza.

Ndërkohë, luftimet po vazhdojnë me militantët që kontrollojnë zonat tek Izraeli jugor. Breshëri raketash po lëshohen gjithashtu në qytete dhe qyteza izraelite, me Tel Aviv dhe Rishon Lezion në mesin e atyre që u goditën në mbrëmje.

Skenari i makthit të Izraelit filloi herët të shtunën, ku besohet se dhjetëra persona të armatosur kaluan në territorin izraelit në një numër vendesh të ndryshme. Disa kaluan gardhin rrethues nga Gaza dhe të tjerë hynë nga deti.

Se si arritën të depërtonin në një nga kufijtë më të fortifikuar në botë është e paqartë.

Videot e shpërndara në mediat sociale treguan të shtënat ndërsa militantët mbërritën në fshatrat dhe qytetet izraelite, duke përfshirë qytetin Sderot, i cili është vetëm 1.6 kilometra larg nga Gaza.

Njerëzit në një numër komunitetesh u thirrën në stacionet e lajmeve izraelite, duke thënë se ishin të bllokuar në shtëpitë e tyre ose po fshiheshin diku tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco