Të paktën 750 izraelitë të zhdukur që nga luftimet e djeshme

Të paktën 750 izraelitë të zhdukur që nga luftimet e djeshme

10:19, 08/10/2023
A+ Aa A-

Të paktën 750 izraelitë janë zhdukur që nga luftimet që shpërthyen të shtunën në mëngjes, raportuan mediat lokale.

"Sipas një raporti jozyrtar, rreth 750 izraelitë aktualisht janë të zhdukur," tha e përditshmja Jerusalem Post në X.

Hamasi nisi operacionin Al-Aksa Flood të shtunën dhe tha se sulmi i befasishëm ishte në përgjigje të sulmit ndaj Xhamisë Al-Aksa dhe rritjes së dhunës së kolonëve. Ajo tha se hodhi raketa dhe kapi shumë izraelitë.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite nisi operacionin Shpatat e Hekurt kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha: "Ne jemi në luftë." Ai u bëri thirrje civilëve në Gaza të largohen pasi ushtria izraelite do t'i kthejë "të gjitha vendet e fshehura të Hamasit në rrënoja".

Të paktën 232 palestinezë janë vrarë në sulmet, sipas burimeve mjekësore në Gaza, ndërsa numri i të vdekurve izraelitë ka shkuar në 300.

Më shumë se 3,000 raketa janë lëshuar nga Hamasi drejt Izraelit që nga mëngjesi i së shtunës, sipas ushtrisë izraelite.

Ajo pranoi në një deklaratë në X, se ushtarët ishin kapur dhe marrë peng në Gaza dhe konfirmoi se më shumë se 1,000 izraelitë u plagosën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco