Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Po ndiqte një festival muzikor, vritet artistja 30 vjeçare e tatuazheve, e hodhën në një kamion

Po ndiqte një festival muzikor, vritet artistja 30 vjeçare e tatuazheve, e hodhën në një kamion

07:29, 08/10/2023
A+ Aa A-

Trupi i pajetë dhe gjysmë i zhveshur i një artisteje gjermane tatuazhesh u hodh  në pjesën e pasme të një kamioni të Hamasit nga disa militant. Pas aktit terrorist, ata u ulën sipër saj dhe talleshin pas inkursionit të tyre të dhunshëm.

30 vjeçarja ,Shani Louk  ishte në një festival muzikor për paqen kur u kap nga terroristët, teksa ata janë duke sulmuar Izraelin, në një sulm të befasishëm. Bëhet me dije deri tani, të paktën 480 njerëz kanë vdekur dhe 3,200 janë plagosur.

Trupi i saj u filmua duke u hedhur në pjesën e pasme të një kamioni, me njërën këmbë në një kënd të panatyrshëm, terroristë të ulur rreth tij dhe mbështetës të grupit duke brohoritur, duke vrapuar përkrah saj dhe duke pështyrë mbi të.

Hamasi kishte pohuar se trupi ishte një grua ushtare izraelite, por mbrëmë u konfirmua se ishte Shani nga kushërira e saj Tomasina Weintraub-Louk, e cila tha për MailOnline se familja i njohu tatuazhet e saj të dallueshme në këmbë dhe flokët me dredha.

Ajo tha: “Nuk kemi dëgjuar asgjë. Shpresojmë për lajme pozitive. Është padyshim Shani. Ajo ishte në një festival muzikor për paqe. Ky është një makth për familjen tonë.'

Në një sulm të koordinuar, të shumëfishtë, terroristët palestinezë kaluan në Izrael nga Rripi i Gazës, duke pushtuar vendbanimet dhe duke kapur e vrarë civilë që festonin një festë hebreje.

Dhjetra njerëz dyshohet se janë rrëmbyer nga rruga dhe janë kthyer në Gaza, ose thjesht janë vrarë në vend.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco