Donald Trump mbështet Jim Jordan për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve

Donald Trump mbështet Jim Jordan për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve

10:36, 06/10/2023
A+ Aa A-

Kandidati presidencial i republikanëve, Donald Trump, bëri të ditur se mbështet kandidaturën e Jim Jordan për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve.

Në një postim pas mesnatës, Trump tha se kongresmeni Jim Jordan do të ishte ‘një kryetar i madh i Dhomës së Përfaqësuesve’. Trump shtoi se Jordan ka mbështetjen e tij të plotë.

Më herët pati propozime që rolin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve ta marrë vetë Trump.

Ndërkohë, javën tjetër nisin diskutimet për kandidaturat. Me shumë gjasë, votimi do të bëhet të mërkurën e 11 tetorit.

Në garë është edhe Steve Scalise. Mungesa e një kryetari e ka lënë Dhomën e Përfaqësuesve të paralizuar për momentin.

Votimi vjen pasi disa kongresmenë republikanë bashkuan votat me demokratët për të shkarkuar kryetarin Kevin Mçarthy nga posti i lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco