Një zjarr i madh shpërthen në Osijek të Kroacisë, tymi i zi arrin deri në Bosnjë e Hercegovinë

Një zjarr i madh shpërthen në Osijek të Kroacisë, tymi i zi arrin deri në Bosnjë e Hercegovinë

14:31, 04/10/2023
A+ Aa A-

Rreth 40 minuta pas mesnatës në, një zjarr shpërtheu në oborrin e kompanisë Drava International, në periferi të Osijekut të Kroacisë.

Masa plastike dhe ambalazhet janë përfshirë nga zjarri kanë bërë të ditur nga policia kroate.

Tymi i zi që u ngrit në qiell është vërejtur me kilometra distancë, kurse mediat kroate thonë se është parë deri në Bosnje e Hercegovinë.

E në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 100 zjarrfikës. Sipas informacioneve të para janë lënduar dy zjarrfikës gjatë këtij operacioni.

Ndërkaq akoma nuk dihen shkaqet që çuan te ky zjarr i madh, që shpërtheu dhe bëri gjithçka shkrumb e hi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco