Korea e Veriut: Jemi në prag të luftës bërthamore në Gadishull

Korea e Veriut: Jemi në prag të luftës bërthamore në Gadishull

22:35, 26/09/2023
A+ Aa A-

Pheniani vendosi të ngrejë tonet.

Gadishulli Korean është “në prag të luftës bërthamore”, ka paralajmëruar i dërguari i Koresë së Veriut në OKB, duke fajësuar “makinacionet e pamatura” të Shteteve të Bashkuara.

“Situata ushtarake në dhe rreth gadishullit Korean po shkon në prag të një lufte bërthamore,” tha ambasadori i Phenianit Kim Song në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke kritikuar ashpër politikën e Uashingtonit në Azinë verilindore.

Kim Song akuzoi SHBA-në dhe Korenë e Jugut për krijimin e një situate të rrezikshme.

Si rezultat, vendi i tij është i detyruar të “përshpejtojë zhvillimin e aftësive vetëmbrojtëse”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco