Mashtrim me fondet e BE-së, 25 të arrestuar në Itali

Mashtrim me fondet e BE-së, 25 të arrestuar në Itali

11:53, 26/09/2023
A+ Aa A-

25 persona janë arrestuar në një operacion të madh të policisë italiane për mashtrim me fondet e Bashkimit Europian. Mediat  italiane bëjnë të ditur se në “mafien e kullotave” në të gjithë Italinë janë të përfshirë 75 persona.

Të dyshuarit mashtruan Bashkimin Evropian për të futur në xhep miliona euro fonde publike për kullota që nuk ekzistojnë. Në megaoperacionin “Transumanza” Policia ka ushtruar 16 kontrolle dhe konfiskime parandaluese midis zonave Abruzzo, Puglia, Trentino Alto Adige, Piemonte, Lombardia, Veneto, Liguria, Emilia Romagna, Lazio dhe Campania.

Mashtrimi dyshohet nga dora e mafies Foggia dhe organizatave kriminale të Garganos. Për të mashtruar Brukselin, shoqata kriminale, funksionale që nga viti 2014, nga e cila thuhet se janë 13 persona, dyshohet se simuloi zotërimin e kërkesave të nevojshme për të marrë disponueshmërinë e tokës dhe titujt përkatës “Pac”, të lëshuara pa pagesë nga Rezerva Kombëtare e titujve për sipërmarrësit e rinj bujqësorë.

Mashtrimet e konstatuara nga financierët kapin vlerën e afro 5 milionë eurove. Shuma të sekuestruara nga 24 kompani bujqësore dhe 38 individë, të akuzuar për vetëpastrim, ripërdorim të produkteve të paligjshme, marrje mallrash të vjedhura, mashtrim të rëndë ndaj shtetit dhe për përfitime fondesh publike.

Hetimet zgjatën 2 vjet. Financuesit kryen blerje dokumentare, përgjime mbi 100 mijë biseda, 8000 pyetje në bazën e të dhënave dhe kontrolle bankare në më shumë se 270 llogari rrjedhëse.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco