Polonia akuza Gjermanisë: Po ndërhyni në zgjedhjet parlamentare

Polonia akuza Gjermanisë: Po ndërhyni në zgjedhjet parlamentare

12:43, 25/09/2023
A+ Aa A-

Polonia nuk ka pritur mirë thirrjen e kancelarit gjerman Olaf Scholz që i bëri Varshavës për qartësimin e akuzave në lidhje me vizat e emigrantëve, duke akuzuar atë për një ndërhyrje në fushatën zgjedhore.

Të shtunën kancelari gjerman Scholz tha se kjo çështje duhet të qartësohet, duke lënë të kuptohej se Gjermania do të ndërmarrë hapa në lidhje me kontrollet në kufirin e saj me Poloninë.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i ministrit të jashtëm Polak Zbigniew, Rau në rrjetet sociale teksa shprehet se “Proçedurat e vazhdueshme në Poloni nuk janë kompetencë e kancelarit gjerman”

Më tej ai shton deklarat e tij për këtë çështje janë një tentim për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të shtetit polak dhe në fushatën e tanishme zgjedhore.

Rau kerkoi kancelarit gjerman repsketim te sovranitetit te shtetit polak dhe te perbahet deklaratave qe I demtojne mardheniet dypaleshe. 

Qeveria polake eshte perballur kete muaj me akuza nga partite opozitarte ne lidhje me dhenien ne menyre te jashteligjshme te vizave polake per emigrantet, me ritme te shpejta dhe ne kembim te ryshfetit

Megjithate nga ana tjeter Komisionerja e ceshtjeve te brendshme ne Bashkimin Evropian Ylva Johansson, ka kerkuar sqarim Polonise te pergjigjet akuzave per blerjen e vizave shengen ne konsullatat polake nga 350 mije emigrante nepermjet ndermjetesueve

Nderkohe Në një letër dërguar komisionarit për Siguri të BE-së, Qeveria e Polonisë tha se kjo çështje është “akt i tepruar medial” për ta diskredituar atë para zgjedhjeve

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco