Tentuan të vrisnin kryeministrin, tetë të arrestuar në Armeni

Tentuan të vrisnin kryeministrin, tetë të arrestuar në Armeni

10:05, 25/09/2023
A+ Aa A-

Tetë persona janë arrestuar në Armeni të akuzuar për komplot për të vrarë kryeministrin e vendit, Nikol Pashinyan.

Mediate huaja shkruajnë se mes të arrestuarve është edhe ish-kryebashkiaku i kryeqytetit armen, Jerevan.

Sipas autoriteteve armene, qëllimi i komplotistëve nuk ishte tjetër veçse të kryenin një grusht shteti, pra një përpjekje për të marrë pushtetin me dhunë dhe gjithashtu për të vrarë kryeministrin dhe anëtarët e qeverisë.

Ndër të tjera thuhet se në kontrollet e të arrestuarve u gjetën pajisje komunikimi, pajisje bllokuese komunikimi, armë dhe municione, me të cilat synonin të sulmonin kryeministrin dhe të merrnin pushtetin kundër diktateve të kushtetutës. Ndërkojhë mediat vendase raportojnë se kërkimet për të arrestuarit vazhdojnë.

Në ditët e fundit, mijëra armenë kanë demonstruar në rrugët e Jerevanit, duke e akuzuar Ppasinyan për endotizëm dhe se i ka lënë të pambrojtur armenët e Nagorno-Karabakut.

Kryeministri armen përgjigjet se përgjegjësia për humbjen në luftën 24-orëshe në enklavën e Azerbajxhanit është e forcave paqeruajtëse ruse në enklavë, të cilat nuk reaguan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco