VIDEO/ Momenti kur raketat ukrainase shembin godinën e flotës ruse në Detin e Zi

VIDEO/ Momenti kur raketat ukrainase shembin godinën e flotës ruse në Detin e Zi

08:33, 25/09/2023
A+ Aa A-

Ukraina kreu të premten një sulm me raketa ndaj bazës kryesore të flotës ruse në Detin e Zi.

Video dhe foto të publikuara treguan re të mëdha tymi të ngriheshin mbi godinën që ndodhet në Sevastopol, në Krimenë e aneksuar.

Të paktën një person humbi jetën, ndërsa zjarrfikësit u ndeshën me flakët në ambientet e bazës ku u thirrën forca shtesë.

Gjithashtu, një zinxhir ambulancash mbërriti në vendin e ngjarjes, ku dëmet e shkaktuara arrinin në disa qindra metra përreth.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, 5 raketa të tjera që kishin si shënjestër godinën e bazës u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore. Ndërkohë që raketa që goditi në shenjë i mori jetën një ushtaraku.

BBC ka publikuar këtë të shtunë dhe momentin kur raketat e Ukrainës shembingodinën e Flotës Ruse në Detin e Zi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco