Video e rrallë e Vladimir Putinit duke luajtur pingpong gjatë pushimeve në Finlandë

Video e rrallë e Vladimir Putinit duke luajtur pingpong gjatë pushimeve në Finlandë

08:24, 25/09/2023
A+ Aa A-

Një video e rrallë nga fillimi i viteve '90 me protagonist presidentin aktual të Rusisë, Vladimir Putin , është publikuar nga kanali finlandez YLE.

Në këtë video nga një pushim  i tij në Finlandë shihet njw Putin dukshëm me mw shumw flokë duke luajtur pingpong dhe duke kaluar një kohë të mirë.

Putin , atëherë rreth 40 vjeç dhe ende oficer i KGB-së , sapo ishte bërë këshilltar i kryetarit të atëhershëm të Shën Petersburgut, Anatoly Sobchak.

Pamjet tregojnë Sobchak dhe Putin duke luajtur ping pong me truprojat e kryebashkiakut rus ndërsa presidenti aktual rus buzëqesh.

Në të njëjtat pamje amatore, Vladimir Putin shihet duke shkuar për peshkim, ndërsa në korniza shihet edhe gruaja e tij e atëhershme, Ludmila, si dhe dy vajzat e tij, Maria dhe Katerina.

Siç vë në dukje Guardian , videoja është regjistruar në një vilë në pronësi të kompanisë finlandeze Thomesto që importonte dru nga Rusia. Vila ndodhej në ishullin Torsö i cili ndodhet rreth 96 km në perëndim të Helsinkit.

Putin iu bashkua ekipit të Sobchak pasi u kthye në Shën Petersburg pasi kaloi pesë vjet në Dresden, Gjermaninë Lindore, si agjent i KGB-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco